Milinkoviç firmos në Arabi, Klose kritikon serbin: Ka përfunduar në shkretëtirë
Sergej Milinkoviç Saviç është i radhës futbollist i cili i është bashkuar kampionatit arab, ndërsa ka nënshkruar me skuadrën e Al Hilal.
28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me të drejtë rinovimi, ndërsa italianët e Lazios kanë përfituar 40 milionë euro nga ky transferim.
Milinkoviç Saviç është pritur me shumë bujë në Arabinë Saudite, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat, një prej tyre është dhe legjenda e futbollit gjerman Miroslav Klose.
Sipas kampionin të botës, vendimi i marrë nga ish-shoku i tij i skuadrës në Serinë A, është i gabuar.
“Më tronditi pak, kam luajtur me të, e njoh si lojtar dhe si profesionist, ai ishte perfekt për tek Premier Liga ose La Liga. Kampionati i vërtetë që do ta lejonte të luante në Champions. Në karrierën e tij është një hap që duhet bërë, përndryshe do ti mbetej peng. Unë e respektoj vendimin e tij, por nuk jam dakord me të. Ishte më mirë të shkonte diku tjetër se sa të përfundonte në shkretëtirë”, tha Klose.
Pak javë më parë skuadra e Al Hilal transferoi dhe mesfushorin tjetër Ruben Neves e mbrojtësin Koulibaly. Ndërkohë edhe 3 skuadrat e tjera të cilat drejtohen nga fondi i investimeve publike kanë siguruar shërbimet e disa prej yjeve kryesorë të futbollit evropian. Milinkoviç Saviç iu bashkua Lazios në vitin 2015 ku qëndroi për 8 sezone e numëron 57 gola të shënuar. Karrierën e tij e nisi tek Vojvodina duke kaluar më pas në Belgjikë tek Genk.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset