Balla votohet si ministër i Brendshëm: Do t’i shërbej me përulje çdo qytetari

13 Korrik 2023 | 23:00

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu Balla shkruan se do t’i shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

“Do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë.  Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026