Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO merr vendimin për Fredi Belerin

14 Korrik 2023 | 11:44

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për një masë më të butë sigurie.

GJKKO ka vendosur lënien në burg të kryebashkiakut, i cili akuzohet për shit-blerje votash gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

E pranishme në seancë ka qenë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

“E pranishme në seancë ka qenë dhe ambasadorja e greqisë në vendin tonë. Apeli i GJKKO ka lënë në burg Fredi Belerin, pavarësisht kërkesave të tij për një masë më të butë sigurie. Të gjitha kërkesat e tij për lirimin nga qelia janë rrëzuar. Për sa i përket ambasadores greke ajo ka refuzuar të japë një deklaratë për mediat sin ë nisje ashtu dhe në përfundim të procesit”, tha gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi.

NJOFTIMI I GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026