Zëdhënësi i Shërbimit Sekret: Para kokainës në Shtëpinë e Bardhë u gjet marijuanë
Disa muaj para se të gjenin kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret kishte gjetur dy herë marijuanë, konfirmoi një zëdhënës për Neë York Post.
“Sipas Departamentit të Shërbimit Sekret, sasi të vogla marijuane u gjetën në dy raste në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022 qershor dhe shtator në një pikë kontrolli. Askush nuk u arrestua në këto incidente sepse shuma e sekuestruar ishte aq e vogël sa nuk plotësonte pragun ligjor për akuzat për kundërvajtje federale ose penale në Uashington” tha zëdhënësi në kushte anonimiteti.
Zyrtarët e shërbimit të sigurisë gjithashtu i kishin raportuar dy incidentet anëtarëve të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një konference me dyer të mbyllura.
Ndërkohë pak javë më parë kokaina u gjet në Shtëpinë e Bardhë, në një zonë pune në Ëest Ëing duke nxitur evakuimin e rezidencës presidenciale.
Në pyetjen vendimtare se si u gjet kokaina në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret pranon se, pavarësisht një hetimi të plotë, ata nuk kanë arritur në një përfundim.
Qindra njerëz kishin akses në vendin ku u gjet substanca, por ADN-ja që ata morën nuk ishte e mjaftueshme për hetimin, thanë ata.
Një burim me dijeni për këtë çështje tha për mediat e huaja se hipoteza kryesore e hetuesve është se kokaina është lënë aty nga një vizitor.
Thashethemet janë shfrenuar, me kritikët e administratës Biden që pretendojnë se kokaina i përkiste djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter.
Megjithatë, kur u gjet kokaina, Biden dhe djali i tij nuk ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana e tij, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur besimin se inteligjenca amerikane e di se kush e la kokainën në Shtëpinë e Bardhë në korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë