Juventusi largon Bonuccin, Lazio në garë në mbrojtësin 36-vjeçar
Me 8 tituj kampion në 12 vite qëndrim në Torino, Leonardo Bonucci nuk është më pjesë e Juventusit.
36-vjeçari nuk preferohet më nga drejtuesit e rinj të zonjës së vjetër e konkretisht drejtori sportiv Xhuntoli. Pasi i hoqën zyrtarisht shiritin e kapitenit, mbrojtësi Italian pati përplasje të vazhdueshme me drejtuesit, duke bërë që këta të fundit të marrin vendimin për ta larguar.
Në një situatë të tillë është vënë në lëvizje Lazio, e cila kërkon me ngulm shërbimet e 36-vjecarit. Trajneri Mauricio Sarri i ka bërë kërkesë presidentit Klaudio Lotito për të afruar kampionin e Europës, ndërsa në ditët në vijim çështja pritet të marrë zgjidhje. Një lëvizje e tillë do t’i interesonte dhe Bonuccit për faktin se në sezonin e ri do të luajë në ligën e kampionëve.
Juventusi është në një situatë jo normale këtë sezon, ndërsa disa lojtarë kanë kërkuar largimin. Njëri prej tyre është dhe serbi Vlahovic, që kërkohet nga disa skuadra në Evropë. Në anën tjetër, dëshira e Allegrit për ta afruar në klub, Scamacca ka refuzuar të transferohet në Torino. Pak ditë më parë u larguan dhe dyshja Cuadrado Di Maria.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut