Falsifikoi pagat e futbollistëve, dënohet ish-presidenti i Juventus Andrea Anjeli

12 Korrik 2023 | 14:18

16 muaj pezullim dhe 60 mijë euro gjobë, ky është vendimi i marrë nga Gjykata Federale Kombëtare në Itali për ish numrin 1 të Juventusit, Andrea Agnelli. Gjithçka lidhet me sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021 ku ndaj bardhezinjve janë kryer herimet në lidhje me falsifikimet e pagave të futbollistëve.

Prokuroria kishte kërkuar 20 muaj pezullim për Agnellin, me këtë të fundit që ka mundësinë të apelojë vendimin e gjykatës. Çështja është e njëjtë me atë që u hetua zonja e vjetër, ku në përfundim u sanksionua me 718 mijë euro gjobë dhe me heqjen e 10 pikëve, ndërsa nuk u pasua nga ndonjë vendim tjetër. Ndërkohë Juventusi pritet të njihet dhe me një dënim nga ana e UEFA, ku nëse do të merrte diçka e tilë, bardhezinjtë do të mungojnë këtë edicion në kupat evropiane.

Kujtojmë se çështja e plusvalencave ishte ajo që shkaktoi një situatë të pazakontë tek Juventus, me largimin e gjithë zinxhirit drejtues ndër vite. Gjendja jo normale në skuadër ka vijuar ende, me një numër të madh lojtarësh të cilët kërkuan largimin për shkak të problemeve financiare që skuadra po kalon, por dhe rrezikun e një dënimi më të madh.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026