Fundi i Mbappe tek PSG, sulmuesi sulmoi drejtuesit e klubit

9 Korrik 2023 | 17:39

Deklaratat e shpeshta në media rreth së ardhmes së tij, kanë bërë që Kylian Mbappe të jetë në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi francez kërkon me çdo kusht largimin nga Parisi, ndërsa marrëdhëniet mes palëve janë krisur. Së fundmi, krijoi një problem më të madh me klubin, ku në një prej intervistave dhënë për France Football, nuk i kurseu kritikat për drejtuesit e klubit, lojtarët e madje dhe stafin.

Pas deklaratave të tilla, Mbappe mund të cilësohet padyshim lojtari më i urryer në kampin parizien, ndërsa bëhet me dije që 6 futbollistë janë ankuar.

Kontrata e Mbappe përfundon verën e ardhshme, ndërsa parimisht sulmuesi ka arritur akordin me Realin e Madridit. Duke parë dhe ndodhitë e fundit në klub, nuk është e çuditshme që shifra e vendosur nga Al Khelaiffi të ulet, për të pasur një shitje më të shpejtë të tij. Krahas Realit, edhe Liverpool dëshiron të transferojë 24-vjecarin, por mungesa në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, bën që kjo pistë të bjerë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026