Festë në Kamerun për vizitën e Mbape

8 Korrik 2023 | 17:00

Si një hero, kështu u prit futbollisti Kilian Mbape ne Kamerun, vendlindjen e babait.

Kylian Mbappe, sulmuesi  i Paris Saint-Germain dhe kombëtares franceze, u ndie i nderuar teksa vizitoi fshatin e babait të tij në Kamerun.

Udhëtimi i yllit të PSG-së i kushtohet punës bamirëse dhe një vizite në fshatin e babait të tij.

Me qindra qytetarë të veshur me fanellën e tij kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur.

Një grup të rinj performuan edhe më këngë e kërcime tradicionale.

Duke buzëqeshur, futbollisti përshëndeti nga larg turmën që u mbajt në distancë nga policia, përpara se të largohej me një fuoristradë.

Mbappe, gjatë vizitës së tij disaditore do të qëndrojë në një kompleks hotelesh që i përket familjes së ish-kampionit francez të tenisit, Yannick Noah, i cili jeton në Yaounde. Ai vizitoi edhe një shkollë për të rinj që nuk dëgjojnë. Ai gjithashtu mori pjese në një ndeshje basketbolli dhe futbolli.

24-vjeçari shkoi për të vizituar, fshatin e babait të tij Wilfried Mbappe i cili u largua nga Kameruni drejt Francës  në moshë të re ku u bë trajner futbolli.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026