Kush e inicioi dhunën në Kuvend PDK apo LVV? Përgjigjet nënkryetari i LDK, Haziri

14 Korrik 2023 | 19:56

Nënkryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë. Ndër të tjerat ai ka folur edhe për incidentin e ndodhur të enjten në kuvendin e Kosovës.

I pyetur se kush e nisi dhunën, nënkryetari i LDK tha se ishte PDK-ja ajo që kishte përgatitur slogane dhe foto të cilat sollën reagimin e anëtarëve të kabinetit, por gjithsesi shtoi ai shtyrja fizike e deputetit të PDK është abuzim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit

“Në fakt PDK-ja kishte organizuar një performim politik mes sloganeve, fotografive, apo paraqitjes së kryeministrit si pinoku. Ky performim politik shkaktoi irritim nga ana e anëtarëve të kabinetit.

Ata reaguan shumë shpejtë dhe në mbrojtje të kryeministrit fizikisht, por shtyrja dhunimi  deputetit në dhomën ku ka sovranitet, është abuzim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit dhe e të drejtës së përfaqësuesve të qytetarëve”,-tha nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023