“Çunat s’duhet të lëvizin belin, jam paragjykuar”…Rrëfehet instruktori i kërcimit 

14 Korrik 2023 | 21:42

Kërcimet latine janë kthyer në trendin e momentit, pasi po bashkojnë të rinjtë. Madje mes të rinjve është krijuar edhe një shoqëri shumë e pastër, në të cilat ka pasur raste që ka kaluar edhe në dashuri.

River Durra, instruktor i kërcimeve latine tregoi në emisionin Summer Cube në Euronews Albania se është ndeshur shpesh me paragjykime gjatë punës së tij për shkak të llojit të kërcimit që praktikon.

“Unë kam qenë ndër të parët që jam paragjykuar. Familja ime ka qenë kundër, por unë jam  munduar ta hedh poshtë këtë paragjykim, duke i ftuar djemtë të mësojnë  të kërcejnë se mund të afrohen më shumë me vajzat. Nga ana tjetër çunat e tjerë e shohin me dyshim një djalë që kërcen kërcim latin. Tradita shqiptare e ka që çunin s’duhet të lëvizë shumë shpatullat, belin, në momentin që bën këtë shihesh me një sy tjetër. Sot ka ndryshuar disi kjo mendësi”, tha instruktori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026