Vrau dhe copëtoi 11 gra, arrestohet vrasësi serial i Long Island

15 Korrik 2023 | 08:21

Një arkitekt është akuzuar për vdekjen e tre nga deri në 11 viktima në vrasjet e pazbardhura prej kohësh në Gilgo Beach në shtetin e Nju Jorkut.

Rex Heuermann, 59 vjeç, akuzohet për vrasjen e Melissa Barthelemy, Megan Waterman dhe Amber Costello. Ai dyshohet për vdekjen e një gruaje të katërt.

Të premten, 59-vjeçari nga Long Island u deklarua i pafajshëm.

Detektivët thonë se ata përputhën ADN-në nga pica që i dyshuari hëngri me materialin gjenetik të gjetur në mbetjet e grave.

Komisioneri i Policisë së Qarkut Suffolk, Rodney Harrison tha në një konferencë shtypi të premten: “Rex Heuermann është një demon që ecën mes nesh – një grabitqar që shkatërroi familjet”.

I dyshuari, i cili u arrestua në shtëpinë e tij të enjten mbrëma, po përballet me tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe tre akuza për vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e tre grave. Gjykatësi i çështjes urdhëroi që ai të qëndronte në paraburgim, duke përmendur “shthurjen ekstreme” të krimeve.

Pasi u deklarua në emër të tij në gjykatë, Heuermann thuhet se shpërtheu në lot, duke i thënë avokatit të tij: “Unë nuk e bëra këtë”.

Avokati, Michael Brown, tha se klienti i tij ishte “i shqetësuar” dhe i quajti provat “jashtëzakonisht rrethanore”.

“Ne mezi presim ta luftojmë këtë çështje në një gjykatë, jo në gjykatë të opinionit publik”, tha Brown.

Heuermann është gjithashtu një i dyshuar kryesor për vdekjen e zonjës Brainard-Barnes, e cila u rrëmbye në vitin 2007, megjithëse ai deri më tani nuk është akuzuar për vdekjen e saj.

Në vitin 2010, policia po kërkonte për një grua të zhdukur, Shannan Gilbert, kur zbuloi eshtrat e katër të tjerëve.

Gjithsej, 11 grupe mbetjesh njerëzore u gjetën në të njëjtën zonë të plazhit Gilgo midis viteve 2010-‘11, të lidhura me nëntë gra, një burrë dhe një foshnjë. Identiteti i katër, përfshirë vogëlushin, nënën e saj dhe burrin, mbeten të paidentifikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026