Tre të vdekur dhe mbi 400 të infektuar të rinj me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirus, ndërsa janë evidentuar 447 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.
Aktualisht në katër spitalet Covid po marrin mjekim 295 pacientë, 32 janë në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar. Pavarësisht numrit të rasteve të reja si tregues pozitiv shihet edhe numri i të shëruarve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648, që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13637
Fier 1689
Shkodër 1308
Durrës 1203
Vlorë 962
Korçë 967
Lezhë 923
Elbasan 884
Berat 770
Gjirokastër 488
Kukës 411
Dibër 355.
Në Shqipëri qarku më i prekur nga Covid-19 mbetet Tirana, i cili kryeson si për numrin e të infektuarve ashtu edhe për të vdekurit. Që nga fillimi i epidemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 1193 pacientë, ku shumica prej tyr, raportohet se kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat e përcaktuara nga organet përkatëse. Zbatimi i masave sipas tyre është një akt i thjeshtë, por tepër i rëndësishëm në bllokimin e përhapjes së gjerë të Covid-19 në popullatë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West