Kosova i miraton lejen, Marko Gjuriç pritet të vizitojë një kishë në Veri

6 Janar 2020 | 09:18

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç sot pritet të vizitojë veriun e Kosovës.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kosova Press”, Marko Gjuriç do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në Kishën e “Shën Dimitrit”. Duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme, mediat kosovare kanë raportuar se Gjuriç ka qenë i rregullt në parashtrimin e kërkesës për vizitë, e cila edhe i është aprovuar.

Ndërkohë në Gjakovë është paralajmëruar protestë nga familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, kundër vizitës së pelegrinëve serbë që pritet të vizitojnë Kishën Ortodokse.

Kujtojmë se në vitin 2018, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, u arrestua nga Policia e Kosovës pasi shkeli territorin e kësaj të fundit pa marrë leje pranë autoriteteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026