Gashi: Rama lojtar i fortë, edhe po të marrë Partinë Agrare e sjell në pushtet

15 Korrik 2023 | 13:48

Analisti Shpend Gashi komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit në politikë, me urdhrin e SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe votimin e kuvendit për t’i hequr imunitetin.

Sipas tij, Rama vijon të mbetet një lojtar i fortë politikë por problemi është skuadra që ka zgjedhur për të qeverisur.

“Rama po të marrë Partinë Agrare mund ta kthejë në parti parlamentare. Është lojtar i fuqishëm politik, ka vetëm në problem se i ka mbetur dopjo gjashta me skuadrën që ka zgjedhur për të drejtuar, se ka dashur të ketë me vete njerëz që t’i puthin dorën. Po ai servili që të puth dorën edhe të kafshën dhe kjo e ka acaruar kryeministrin. Rama ka bërë opozitë shumë të fortë dhe kuptohet arroganca e mandatit të parë, por kur vjen në mandatin e tretë duhet të hiqte pak pushtet për të bërë shtet. Të fuste disa teknokratë në zyra. Ahmetajt i është bërë gjyq publik me familjen. Ahmetaj ka të gjitha pretendimet e tij, ai ka të gjithë të drejtën e botës të mbrohet”, tha Gashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi,...
13:59 | 22/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026