“Ahmetaj gjysmë-i penduar”- Gazetari: Po bën pazaret e fundit për të shpëtuar veten
Gazetari Elkier Bushkolaj është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj me deklaratat që po bën duket sikur po bën pazaret e fundit me Edi Ramën.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se qëndrimi i kreut të qeverisë Edi Rama ishte i butë në raport me Ahmetajn.
Ai shtoi mes të tjerash se nëse nuk do të ketë dënime kapitale dhe sekuestrime pasurish në lidhje me këtë rast, atëherë reforma në drejtësi ka dështuar.
“Ahmetaj më duket sikur po bën pazaret e fundit me Edi Ramën. Edhe qëndrimi i Ramës dje ishte shumë i butë në raport me Ahmetaj se sa ka qenë më para. Kjo është shumë e rëndë dhe për sistemin tonë të drejtësisë dhe për të gjithë autoritetet ligj-zbatuese. Mendoj se Ahmetaj s’ka guxim të bashkëpunojë me drejtësinë. Nëse nuk do kemi dënime kapitale dhe sekuestrim pasurish, atëherë ka dështuar reforma në drejtësi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit
“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit
Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar