“Ahmetaj s’është ‘peshkaqeni’ i aferës”. Korreshi tregon detaje nga dosja

15 Korrik 2023 | 14:46

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se hetimi i SPAK për Arben Ahmetajn është shumë i thelluar për t’ia faktuar të gjitha lidhjet ish-zv.kryeministrit.

Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përfshihen shumë eksponentë të tjerë të PS, kryetarë bashkish dhe deputetë.

Por sipas tij, Ahmetaj nuk është peshku më i madh në këtë dosje, pasi ka edhe njerëz me më shumë pushtet se ai.

“Nuk është vetëm Ahmetaj i përfshirë në këtë dosje. Ka shumë kryetarë bashkish, ish-kryetarë, deputetë, shumë deputetë të majtë. Rezultatet e para u dhanë me Alqi Bllakon dhe të tjerët, sot është Ahmetaj. Ata kanë tentuar të prishin provat me dëshmitarët. Ahmetaj është peshku i madh, por nuk është ai peshkaqeni, ka peshkaqenë. S’mund të kalohen aq vendime të këshillit të ministrave të hartohen brenda ditës, të çohen në komision drafte vetëm. Ka peshkaqenë rrugës kjo dosje”, tha Korreshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026