“Caronte” godet Evropën, rriten akoma më shumë temperaurat. 50 gradë në disa zona

15 Korrik 2023 | 16:23

Temepraturat e nxehta pritet të rriten akoma më shumë, pasi “Caronte”, vala e të nxehtit afrikan do të mbërrijë në Europë. Harta e parashikimeve tregon rajonet në kontinent të cilat do të prekin dhe 50 gradë celcius.

Temepraturat në Sarednja, Itali pritet të kapin shifrën e 48 gradë Celcius. Ndërsa në Romë, Caronte do të nxeh termometrat nga 40 deri në 43 gradë celcius.

Në Malaga edhe nata nuk zbret poshtë nivelit 36 gradë. Vala e të nxehtit ka goditur më shumë se 36 milionë banorë.

Në kopshtin zoologjik të Madridit, stafi bën të pamundurën për t’i ndihmuar kafshët të mos vuajnë nxehtësinë duke i ushqyer me ëmbësira të ngrira dhe duke i freskuar me dush.

Në disa zona urbane autoritetet janë duke zbatuar plane për të menaxhuar krizën e të nxehtit, si reduktimi i orareve të punës nëpër zyra.

Ndërsa në Turqi, i nxehti rrezikon zjarret nëpër pyjet, pasi vështirëson shuarjen e tyre, konkretisht në zonën e Mugla pranë areoportit Milas-Bodrum. Një fshat i zonës është evakuuar nga banorët për shkak të temperaturave të larta.

Vala e dytë të nxehtit Cerebrus e javës së kaluar, është larguar për t’i dhënë vendit valës së tretë të quajtur Caronte, e cila do të sjellë nivele edhe më të larta të të nxehtit për këtë stinë vere.

Si emri i personazhit të komedisë së Dante Alighierit, vala afrikane cilësohet më nxehta e këtij fillim stine.

Personat e moshuar dhe me patologji janë më të rrezikuarat, në veccanti individët me probleme kardiake dhe me frymëmarrjen. Ekspertët sugjerojnë të kufizojnë daljet jashtë shtëpisë në orët e para të mëngjesit si dhe mbremjeve pas orës 21.

Aktualisht pyetja është se sa do të zgjasë, pasi ekspertët nuk kanë arritur ende një parashikim të saktë.

Dekadat e fundit ky fenomen është intensifikuar. Sipas ekspertëve, fajtori kryesor është ndryshimi i klimës për shkak të shpërndarjes masive të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë nga aktivitetet njerëzore, të cilat kanë ndryshuar temperaturat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026