Shitësit e suvenireve në pazarin e Gjirokastrës me sytë nga vaksina për t’i shpëtuar krizës së COVID-19
Ndryshe nga vitet e kaluara, 2021-shi e ka gjetur pazarin e Gjirokastrës me më pak turistë.
Bizneset në zonën karakteristike të qytetit vuajnë mungesën e blerësve për punimet e tyre tradicionale.
Ermal Makri, pinjoll i një familje që ka traditë ndërtimin dhe shitjen e suvenireve në gur, tregon se 2020-ta ishte një vit për t’u harruar sa i përket biznesit, ndërsa shpreson që situata të ndryshojë gjatë vitit të ri.
“Për ne nuk qe dhe shumë vit i mbarë por gjatë kësaj kohe ne kemi punuar shumë, domethënë e kemi shfrytëzuar mundësinë për të punuar pavarësisht se nuk kemi pasur shitje, nga ana e shitjes kemi qenë dobët. Presim që të na vijë një vit më i mbarë. Ky vit për gjithë botën ishte i dobët. Tani presim të na vijë një vit më i mbarë,” – u shpreh Ermali.
Në të njëjtën linjë janë dhe aritzanët e drurit.
“Viti 2020 ishte një vit i vështirë jo vetëm për ne në pazarin karakteristik të Gjirokastrës por në gjithë botën sepse siç e dimë të gjithë, pandemia ka bërë punën e saj .Shpresojmë që me daljen e vaksinës edhe kufijtë të hapen për vitin që vjen edhe shpresat janë për më mirë,” – tregoi Anastas Petridhi, një artizan që merret me punimin e drurit.
Pronarët e bizneseve tregojnë që gjatë 2020-s ishin turistët vendas ata që mbajtën gjallë turizmin, ndërsa numri i vizitorëve shënoi nivelin më të ulët që prej rënies së regjimit komunist.
“Duke menduar që ishte koha e karantinës menduam që nuk do kishte punë fare. Faktikisht qenë shqiptarët që bënë turizmin në qytetin tonë. Njeriu kërkon më të mirën dhe ne shpresojmë se do jetë më mirë në 2021-shin gjithsesi është mirë të kemi shëndetin një herë pastaj të tjerat i rregullojmë vetë,” – u shpreh Alma Dhrami, një zonjë e cila krijon suvenire me motive tradicionale.
Viti i Ri ka sjellë shpresa të reja në Pazarin e Vjetër, teksa bizneset e punimeve tradicionale të Gjirokastrës kërkojnë vetëm kthimin në normalitet.
Lexoni gjtihashtu:
Humbjet nga turizmi, Shqipëria ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme