Pret këmbën me troko duke punuar, vdes nga gjakderdhja 70-vjeçari në Berat
Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.
70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë.
Gjatë një pune private në një banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës, për shkak të gjakderdhjes.
Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë informacion zyrtare në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e tij të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në