Dokumenti, Fundo: Investimet që duheshin bërë për 6 vite te inceneratori i Tiranës

15 Korrik 2023 | 21:13

Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë me dokument në emisionin “Review” në Euronews Albania, investimi që duhej bërë për 6 vite në inceneratorin e Tiranës.

Ai theksoi se për 6 vite ku inceneratori i Tiranës duhet të kishte përfunduar, janë investuar vetëm 30 milionë euro nga 128 milionë që është nënshkruar kontrata.

Më tej ai nënvizoi se Prokuroria duhet të fillojë hetimet për kontratat e inceneratorëve.

“Ky është pjesë e kontratës koncensionare e inceneratorit të Tiranës.  Kompania koncencionare ka pretenduar se nga burimet e saj të ardhurat e saj do të investonte te inceneratori i Tiranës, 128 milion euro në 6 vite. Kemi vetëm vitin e parë, duhet të investoheshin 38.5 mijë euro, në vitin e dytë 40.2 milion euro, në vitin e tretë 20 milion euro, në vitin e katërt 10.533.48 milion euro, në vitin e 5 janë 15.600.147 milion euro, në vitin e 6 duhet të investoheshin, 3.066.813 milion euro. Kompania ka rreth 100 milion euro të ardhura. Nëse puna do të kishte nisur që ka nisur kontrata, sot investimi duhet të kishte përfunduar. Kompania ka investuar vetëm 30 milion euro në inceneratorin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026