Konflikt mes të rinjve, 28-vjeçari rrëmben kallashin pas parakalimit të gabuar
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Vaun e Dejës këtë të hënë. Bëhet me dije se pas një konflikti të çastit për një parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç, 28-vjeçari është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.
Pas ndërhrjes së forcave të policisë 28-vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar nga vendngjarja.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në