Muaj i thatë për energjinë| KESH nis blerjet, shpenzon 5.4 mln euro për një javë
Thatësira sapo ka nisur për sistemin elektroenergjitik shqiptar. Pas një sezoni të mbarë që ka zgjatur më shumë se 8 muaj, KESH ka nisur të blejë energji elektrike jashtë vendit. Me dy ankande të hapur për datat 15-23 korrik, sasia e përgjithshme që është blerë arrin në 51 mijë Megavat, për të cilën janë shpenzuar 5.4 mln euro.
Me çmimet e sotme, një megavat kushton 105 euro, çmim ky rreth 6 herë më i ulët se korrikun e kaluar, kur energjia në treg shitej deri në 600 euro për megavat.
Shqipëria ka qenë suficitare në prodhimin energjisë që nga muaji nëntor, kur një sasi e madhe reshjesh ranë në vend, duke cuar nivelin e Fierzës në kuotat më të larta historike.
Madje edhe në tregun e eksportit, KESH ia ka dalë të rikuperojë një pjesë të financave që humbi gjatë vitit të kaluar, por jo tërësisht pasi çmimet u stabilizuan shpejt.
Kujtojmë se vendi ynë prodhoi 7 milionë megavat energji elektrike në vitin 2022, ndërsa nevojat ishin për 7.9 milionë, sasi kjo u mbulua nga blerjet në tregun e huaj.
Pra, prodhimi vjetor ishte jetë 22% më i ulët se ai i vitit 2021, kur hidrocentralet vendase prodhuan 8.9 mln megavat.
Rënia e prodhimit e kombinuar me blerjen në tregjet e huaja që ishin më të larta se shitjet, bënë që vendi të shkonte për herë të dytë në 33 vitet e fundit në gjendje të jashtëzakonshme energjetike.
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)