Dedaj: Varfëria në ekstrem, Rama po qëndron me kërcënime në pushtet
Gazetari Reldar Dedaj është shprehur se Shqipëria ka dalë jashtë kontrollit duke theksuar se në vendin tonë kemi një varfëri ekstreme.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai nënvizoi se kreu i qeverisë Edi Rama po qëndron në pushtet me administratën publike dhe me kërcënim.
Mes të tjerash ai nënvizoi dhe favoret që njërëzit e krimit i bëjnë qeverisë.
“Ne pretendojmë se janë qytetarët ata që e shembin regjimin, por në fakt regjim i e shemb vetë veten. Regjimi degradon gradualisht. Sot në PS është ky koncept. A duhet të jemi pjesë e saj dhe të mbajmë kosto apo duhe të ikim të shpëtojmë. Po ta shohësh PS ka degraduar. Erion Braçe është i vetmi socialist në PS dhe i vetmi deputet që bën detyrën e deputetit. Shqipëria ka dalë jashtëkontrollit, varfëria është e tejskajshme, inflacioni i tejskajshëm. Rama ka qëndruar në pushtet me administratën publike dhe me kërcënim, asgjë tjetër. Marrim rastin e Fushë-Krujës. Për shkak të favorit që i kanë bërë qeverisë, ata janë të gatshëm për të masakru njerëz, për të bërë gurore dhe malin, fushë”- tha Dedaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha