Asgjësimi i 6210 bimëve narkotike, Balla: Presim më shumë goditje si këto

18 Korrik 2023 | 10:34

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin antikanabis të Policisë së Shtetit mbrëmjen e djeshme, ku u asgjësuan 6210 bimë narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se operacioni për goditjet e kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë.

Gjithashtu ministri Balla thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026