FOTO| Mbahet seanca për Mediun, të pranishëm në gjykatë dhe familjarët e viktimave
Prej një orë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadër të Kodit Penal Ushtarak.
Ata që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e Gërdecit, kërkuan në sallë që akuza të cilësohet jo thjesht shpërdorim detyre, por shpërdorim detyre me pasojë vdekjen ose vrasje.
Në gjykatë është parë familja Durda që ka udhëhequr këtë proces i cili u rihap pikërisht pas kallëzimit të anëtarëve të kësaj familje që humbën fëmijën e tyre 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit.
Pas thirrjes publike të gjykatës këtë herë u paraqitën dhe qytetarë të tjerë që janë familjarë të viktimave apo të plagosurve.
Tashmë nuk dihet nëse Fatmir Mediu nëpërmjet avokatëve të tij, do t’i qëndrojë gjykimit të shkurtuar apo do t’i qëndrojë gjykimit të zakonshëm që do t’i hapte rrugë zgjatjes së procesit gjyqësor pasi Mediu mund të kërkojë të thërrasë si dëshmitarë në gjyq persona të ndryshëm ose të paraqesë shkresa që lidhen me këtë proces, pasi ish-ministri ka pretenduar pafajësi.
Në gjyqin që vijon prej orës 14:00, avokati i Mediut, Ardian Visha ka kërkuar që të shtyhet procesi deri më 15 shtator, kur Gjykata e Lartë do të shprehet mbi ankimimin e familjes Durda të vitit 2016 për rihapjen e çështjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

