Veteranët e UÇK-së takojnë Osmanin, paralajmërojnë protesta kundër ligjit për pagën

18 Korrik 2023 | 16:35

Përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në ditët në vijim, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për pagën minimale.

Ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në lexim të dytë, më 13 korrik.

Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Mirëpo veteranët e UÇK-së janë të pakënaqur për mospërfshirjen e tyre në këto ndryshime, shkruan rel.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka thënë pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se përgjatë bisedës i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre pse institucionet nuk janë konsultuar me veteranët për ndryshimet ligjore.

“Ne kemi thënë që do të dalim qoftë me pesë, qoftë me 10, qoftë, me 20 persona për t’i penguar seancat”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se ata nuk kanë asnjë kontakt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zyrën e tij.

Xhavit Jashari, që përfaqëson familjet e dëshmorëve, ka paralajmëruar se ndryshimet ligjore do të sfidohen edhe përmes rrugëve ligjore, andaj i ka bërë thirrje presidentes që të mos e nënshkruajë ligjin.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se ligjin do ta trajtojë me ekspertë ligjorë, sapo ta ketë në zyrë, dhe më pas “do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore”.

Takimi i tyre me presidenten vjen disa ditë pas një proteste që e kanë organizuar veteranët në qendër të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se mbështet dhënien e sa më shumë përfitimeve për veteranët e luftës së fundit në Kosovë, por që përfitimet, sipas tij, nuk janë pagë.

“Paga është për punë, ndërkaq përfitimet janë mirënjohje e shoqërisë, e cila i jepet veteranit të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare, e cila është në burim të shtetësisë, pavarësisë e lirisë sonë”, ka deklaruar Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026