Policia kontrolle në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar dy ditë më parë dhe kanë pasur si qëllim gjetjen e pjesëtarëve të fisit Rraja të shpallur në kërkim pas konfliktit të gurores.
Në banesën e ish-deputetit nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim nga policia.
Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë.
Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.
Personat e shpallur në kërkim janë djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.
Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.
Rraja dorëzoi mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, pas bërjes publike të videeos ku pjesëtarë të fisit të tij rrihnin dy qytetarë në lokal, të cilët ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet që i kishin shkaktuar shpërthimet nga gurorja në pronësi të vëllait të deputetit.
Në deklaratën e tij kur shpalli dorëheqjen nga jeta politike, Rrahman Rraja u shpreh se ndihet i turpëruar nga pamjet e publikuara dhe i bëri thirrje djalit të dorëzohet në polici.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale