Kërkoi një masë më të butë sigurie, çështja Beleri shkon në Gjykatën e Lartë

19 Korrik 2023 | 12:57

Gjykata e Lartë do të vendosë më 25 korrik mbi kërkesën e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, për një masë më të butë sigurie.

Më herët Gjykata e Posaçme, ajo e Shkallës së Parë dhe e Apelit, kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahet në paraburgim.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve, nën dyshimet si i përfshirë në shit-blerjen e votave. Edhe pse i arrestuar ai mundi të fitonte në zgjedhjet e 14 majit me një diferencë prej 19 votash me kandidatin socialist Jorgo Goro.

Beleri fillimisht u hetua nga prokuroria e Vlorës, më pas çështja i kaloi SPAK nën akuzat për shit-blerje votash.

Edhe pse i mandatuar nga KQZ, ai nuk ka mundur do të kryej betimin në Këshillin Bashkiak, duke bërë që të mos marrë drejtimin si kryebashkiaku i ri i Himarës.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026