Artan Hoxha flet për herë të parë për letrën e Belerit nga burgu…

27 Qershor 2023 | 18:25

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se letra e Fredi Beleri nga burgu nuk është shkruar prej tij.

Sipas Hoxhës, qëllimi i asaj letre ishte më tepër që ta dëgjonin ndërkombëtarët në Tiranë. E njëjta gjë, u shpreh Hoxha, mund të thuhet edhe me banderolën e shpalosur në Himarë ku kërkohej lirimi i Belerit, e shkruar as në shqip e as në greqisht, por në anglisht.

“Pashë atë letrën e Belerit sot…E kemi parë në media që nga 2000 Belerin, kur shkaktonte trazira në Himarë, sot Himara trazohet nga Beleri. E dimë pak a shumë edhe formimin dhe mënyrë si artikulon, sa bagazh ka. Ajo letra duket që ishte shkruar nga një mendje më e hollë, më dinake se e Belerit. Ajo letër ishte më tepër që ta dëgjonin vendet e BE, ndërkombëtarët, zyra e OSBE dhe BE në Tiranë. Po ta vije re edhe banderola e sotme në Himarë nuk ishte as shqip, as greqisht, ishte anglisht. Për ta treguar si një shkelje e rëndë që Shqipëria po u bën të drejtave të njeriut në zonën minoritare të Himarës, që nuk është e vërtetë, se nuk është zonë minoritare dhe Beleri është një person që është kapur duke blerë vota. Ka video që unë e kam, por s’mund ta publikoj se prish hetimin”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Fredi Beleri në ditën e betimit: Pavarësisht sulmit nga Rama, unë besoj te e vërteta

Spahiu: Athina mos të bëj presion për Belerin, s’është i vetmi kryetar i arrestuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026