“Marrëveshja Rama-Doshi”,Berisha: Mafia me kollare iu vërsul Akademisë së Shkencave

19 Korrik 2023 | 14:10

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të zhvilluar këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike tha se mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion.

Berisha tha gjithashtu se ajo që po ndodh me akademinë e Shkencave është njësoj si ngjarja në borizanë ku anëtarë të familjes Rraja dhunuan qytetarët pasi u kishin dëmtuar edhe shtëpitë.

“Parlamentarizmi është shndërruar nga një proces themelor demokratik, në një farsë të turpshme në të cilën nuk respektohen as norma, as parime, as ligje dhe as Kushtetutë.

Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë.

Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze.

Do u rikujtoj këtu, para disa vitesh Edi Rama në parlament, i xhelozuar me titujt e mi, më kërcënoi, më tha se ato do ketë një ligj që do i heqë. E vetmja gjë për të cilën kam qenë dakord, ka qenë kjo. Shumë normale, një njeri që ka braktisur profesionin e vet, që del në pension nga profesioni i vet, ai nuk mund të zërë vendin e një profesori aktiv në hierarkinë akademike, por ai kalon një ish-profesor apo profesor i nderuar dhe hapet rruga, hapen vendet, hapet hapësira për ata që nga mëngjesi deri në darkë merren me shkencë, merren me studime dhe i avancojnë ato.

Skënder Gjinushin në krye të akademisë e vendosi Tom Doshi, të cilin pasi i bleu partinë, bëri marrëveshje për ta kthyer në drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që ishte Enver Hoxha dikur.

Të gjithë kanë ndjekur polemikën dhe zërin e profesor Artan Fugës, e cila në fakt nuk kishte asgjë personale për filozofin dhe sociologun e njohur Fuga, por gjithçka ishte për mbrojtjen e dinjitetit dhe parimeve të akademizmit në Shqipëri.

Natyrisht Artan Fuga i bënte nder, ai është një profesor në universitetet e Shqipërisë dhe Francës, është një njeri me publikime që nderon veten dhe vendin, është një avokat nga më të përkushtuarit sot i interesit publik.

Dhe kur e sheh atë që me një përkushtim të madh, mbrojti të vërtetat dhe sheh këta mafiozë të paskrupullt se si sikur të ishin në shpella, gjejnë çdo mënyrë manovrimi për të ruajtur marrëveshjen Rama-Doshi me Gjinushin në krye të akademisë, nuk ka gjë më të turpshme.

Çdo akademi ka një moshë pensionimi, tani fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë. Ka gjë më të turpshme? Po nëse është problemi për Ismail Kadarenë, le të votojmë për akademik të përjetshëm dhe nuk ka deputet që nuk e voton këtë. Ismail Kadaresë t’i jepet titulli i akademikut të përjetshëm se e meriton plotësisht.

Por të rrisësh moshën e pensionit të Skënder Gjinushit, duke përdorur atë si argument, kjo është fyerje. Nëse e ke këtë problem, me ligj e sanksionojmë. Me ligj e sanksionojmë Ferit Muratin nëse pranon, novelist në fushën e studimeve farmakologjike. Por mund të kemi të tjerë shqiptarë.

Këta janë tamam si ata të shpellës së Rrajave. Të paturp. Ata deputetë që i ndjekin janë skllevër, por dikton Rama-Doshi. Pra, në pamje të parë kemi të bëjmë me një kapje të tmerrshme dhe është modeli më i shëmtuar i kapjes”,-tha Berisha në fjalën e tij.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026