Task-Forca e sezonit turistik, në Durrës nisin monitorimet në terren

19 Korrik 2023 | 15:26

Vetëm 2 nga 10 vendqëndrimet e mjeteve motorike ujore që gjenden në vijën bregdetare të Durrësit kanë marrë certifikatën e Operatorit Turistik. Ky është konstatimi i Task-Forcës për sezonin turistik, që funksionon pranë Prefekturës së qytetit bregdetar.

Detajet nga puna që po bëhet në terren i dha për Euronews Albania specialisti Oltsen Gripshi.

“Janë pezulluar të gjithë ato subjekte, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre turistik dhe shfrytëzojnë këto vendbazime ende të papajisur me certifikatë. Vetëm dy prej tyre kanë certifikatën e operatorit turistik dhe mund të ushtrojnë veprimtarinë lirisht me motorët e ujit, jet ski etj,” – u shpreh ai.

Autoritetet apelojnë për pajisjen sa më shpejt me certifikatë, në të kundërt penalitetet janë të rënda.

“Nëse do të kapen në shkelje të ligjit, ndaj tyre do aplikohen masat administrative përkatëse, të cilat variojnë nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë të reja. Përveç kësaj, mjetet motorike bllokohen deri në 30 ditë,” – deklaroi Gripshi.

Domosdoshmëria për të pasur vrojtues përgjatë gjithë vijës bregdetare, që të evitohen ngjarjet tragjike mbetet ende një problem që evidentohet nga Task-Forca.

Subjekteve iu është lënë detyrë që vrojtuesit e plazhit të jenë në krye të detyrës për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda, të cilat mund të çojnë edhe në humbjen e jetës së pushuesve.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026