‘Pengmarrja’ e diplomave, studenti i mjekësisë i kërkon llogari zv.ministres

19 Korrik 2023 | 21:35

Studenti i mjekësisë Zino Veleshnja, studentët e mjekësisë paguajnë tarifën më të lartë të mundshme nga të gjithë universitetet e tjera.

I ftuar në emisionin “Now“ në Euronews Albania, ai i ka kërkuar llogar Entela Ramosaçaj,  Zv.ministre e Shëndetësisë në lidhje me deklaratat që kanë bërë për kostot e studentëve pasi janë të kundërta me deklaratën që ka bërë rektori i Univeristetit pak javë më parë.

“Detyrim është kur të vendoset një masë kufizuese. Studentët e mjekësisë paguajnë tarifën më të lartë të mundshme nga të gjithë universitetet e tjera. Po të dëgjosh ministren dhe zv.ministren duken se me një projekt-ligj kanë zgjidhur të gjithë problemet e mjekësisë. Kush e vendos tarifën të barabartë me koston reale. Rektori i Fakultetit të Mjekësisë  ka thënë publikisht se një kosto e përafërt e përllogaritur prej nesh është 3 mijë euro por që nuk është 300 euro në vit. Në relacionin e Këshillit të Ministrave thuhet që kostoja vjetore e Universitetit të Mjekësisë është 678 mijë lekë të vjetra në vit. Tani gënjen  rektori brenda 3 javësh apo Këshilli i Ministrave”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026