Gati ligji për bastet sportive, do të luhen në celularë, shteti jep 10 liçenca
Në Shqipëri, së shpejti do të luhen baste sportive, dhe ky veprim nuk do të jetë i dënueshëm. Kjo pasi, projektligji i lojërave të fatit ka kaluar në formën e tij të plotë në kuvend në datën 19 korrik.
Hapja e basteve sportive, tashmë është çështje ditësh. Projektiligji ka kaluar për tu votuar në parlament me rregulla të reja të reja loje.
Skedinat do të luhen vetëm në telefona e kompjuter, pra nuk do të ketë sallone të posaçme si ato të para disa viteve.
Kompanitë që do të marrin licencë duhet të kenë kapital mbi 20 milion lekë dhe përvojë mbi 3-vjecare në lojëra fati, ndërsa në numër, ato nuk mund të jenë më shumë se 10.
Ligji thotë se 15 për qind e parave që do të arkëtohen në baste, do të shkojnë për mbështetjen e sportit, artit, kulturës dhe teknologjisë së inovacionit.
Ai synon edhe mbrojtjen e lojtarëve, duke krijuar një fond garancie për fitimtarët, ku organizatori duhet të ngurtësojë 120 milionë lekë, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Ndërkohë, në mënyrë që të shlyhen detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit organizatori baste sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare.
Ndryshe nga sallonet fizike, që arritën në 4700 në të gjithë vendin në vitin 2018, formati online nuk kufizon numrin e llogarive që hapen.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950