Spanja në zgjedhje, Brukseli frikë nga depërtimi i ekstremistëve në qeverisje
Do të ishte arritja kryesore gjatë mandatit të tij. Presidenca e radhës e Këshillit Evropian, në duart e kryeministrit spanjoll kishte projektet më të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite, por ngërçi politik në Spanjë detyroi Pedro Sanchez të organizonte zgjedhje të parakohshme.
“Është e vërtetë se nga këndvështrimi i institucioneve evropiane, zgjedhjet e 23 korrikut janë si një ajsberg,” – u shpreh Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi.
Institucionet në Bruksel po i ndjekin me vëmendje këto zgjedhje, të kontestuara nga Partia Socialiste e Sanchez dhe Partia Popullore e Nunjez Feiho. Shqetësimi më i madh është hyrja e partisë së ekstremit të djathtë Vox në koalicionin qeverisës, që mund ta çojë Spanjën drejt regjimeve si ato në Poloni dhe Hungari, ose si në Italinë e Giorgia Melonit.
“Një gjë e tillë do të gjeneronte shqetësime për balancat aktuale në Bruksel. Thënë kjo, është e vërtetë se dy partitë kryesore, ajo Popullore dhe ajo Socialiste, kanë përjashtuar çdo gjë që lidhet me Brukselin dhe BE-në në fushatat elektorale përkatëse. Me pak fjalë, duket se mes tyre ka harmoni,” – tha de la Fuente.
Në tryezë janë marrëveshje të rëndësishme evropiane si politika e emigracionit, apo tranzicioni ekologjik.
Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin