Kalojnë në Kuvend tre ligjet e debatuara, 3 socialistët që abstenuan për kanabisin

21 Korrik 2023 | 09:30

Mes debatesh e një seance e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 3 projektligjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit.

Në seancë, ku ishin prezentë 95 deputetë u miratua me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligji për studentët e Mjekësisë. Studentët e Mjekësisë të cilët protestuan edhe ditën e djeshme kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor .

Sipas ligjit ata duhet të firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime edhe projekt ligjin për kanabisin mjekësor.  Në votimin e projektligjit për kanabisin vihet re abstenimi i 3 deputetëve të PS, si Fatmir Xhafa, Erion Braçe dhe Pandeli Majko.

Në fjalimin që mbajti në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafa tha se shoqëria shqiptare nuk është gati për një nismë të tillë.

“A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Unë mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, tha Xhafa, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm.

Ligji u mbrojt nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se do të ngrihet një agjenci për kontrollin e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, si dhe për dhënien e licensave për eksport.

Sipas Qeverisë shqiptare, me këtë ligj synohet rregullimi dhe mbikëqyrja e kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Qeveria thotë se kjo nismë do të rrisë ekonominë e vendit.

Po ashtu u miratua me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit tashmi  i lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026