Aksidenti në Himarë, zbardhen detaje të reja, kush janë tre të plagosurit
21 Korrik 2023 |
18:20
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Himarë, ku 40-vjeçari i identifikuar si Renato Bushi humbi jetën.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se në aksident mbetën të plagosur dhe tre persona që ndodheshin si pasagjerë në automjetin e 40-vjeçarit.
Mësohet se mes të plagosurve është shtetasi Anglez Eduart Holand 31 vjeç, i cili ka marrë fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i dëmtuar ka mbetur dhe 26-vjeçari nga Gramashi që jeton në Itali Kevin Rama së bashku me bashkëshorten e tij Marika Zogari.
Sakaq bëhet me dije se shoferi që mbeti viktimë e aksidentit, ishte shofer i një kompanie që ofronte guida turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha