Kina bllokon hetimin e origjinës së coronavirusit nga ekipi i OBSH

6 Janar 2021 | 06:42

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar më herët se Kina ka ndaluar hyrjen e skuadrës së OBSH për të hetuar origjinën e coronavirusit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dy shkencëtarë ishin nisur drejt Wuhanit dhe më pas ishin ndaluar për të hyrë në Kinë, pasi nuk kishin lejet e duhura.

Marrëveshja për të hetuar origjinën e pandemisë ishte miratuar më herët nga Kina.

“Jam shumë i zhgënjyer”, tha Tedros gjatë një konference për mediat. “Kam qenë vazhdimisht në kontakt me zyrtarë të lartë të shtetit kinez dhe ia kam bërë të qartë se ky mision ishte një prioritet për OBSH dhe për ekipin ndërkombëtar”.

Dr. Michael Ryjan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH tha se shkencëtarët kishin hasur probleme me vizat dhe se njëri prej tyre ishte kthyer në shtëpi ndërsa tjetri po priste në një shtet transit.

Zyrtarë të OBSH kanë qenë në negociata me Pekinin për të lejuar një skuadër shkencëtarësh botërorë të hetonin disa pika kyçe të origjinës së virusit, i cili fillimisht u identifikua në Wuhan në dhjetor të vitit 2019 dhe mendohet se është transmetuar tek njerëzit nga një specie tjetër.

Ryan tha se shpreson që kjo të jetë “thjesht një çështje logjistike dhe burokratike” që mund të zgjidhet me “mirëbesim në orët e ardhshme dhe autoritetet të fillojnë sa më shpejtë me organizimin dhe vendosjen e ekipit në Kinë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia e kanë kritikuar Kinën për qasjen e vendit gjatë fazave të para të pandemisë, duke akuzuar Pekinin për fshehje të pasojave të virusit.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka fajësuar vazhdimisht Kinën për pandeminë globale dhe ka njoftuar se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me OBSH, duke thënë se Kina nuk kishte raportuar si duhet informacionin që kishte në lidhje me coronavirusin dhe kishte bërë presion ndaj OBSH për të “mashtruar botën”.

SHBA ka kërkuar transparencë në operacionet e OBSH-së në Kinë. Në nëntor, Garrett Grigsby me Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A.-së i tha asamblesë së OBSH-së se kushtet e hetimit në Kinë “nuk u negociuan në mënyrë transparente” dhe se “vetë hetimi duket se nuk është në përputhje” me mandatin e tij.

 

Lexoni gjithashtu:

8500 lekë për tampon, konkurrenca nuk heton fiksimin e çmimit nga laboratorët privatë

Studimi, 1 në 50 persona në Britani është infektuar gjatë një jave

Italia gati të prodhojë vetë vaksinën kundër Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026