EMRI| Policia në ndjekje të 18-vjeçarit, plagosi 30-vjeçarin

22 Korrik 2023 | 14:28

Një 18-vjeçar në Shijak është shpallur në kërkim pasi plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi:

Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Kledi Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026