Ballkani ndihet i braktisur, vaksinimi ka nisur në BE, procesi i ngadaltë në Evropën Juglindore
Kur mijëra njerëz në shtetet e Bashkimit Evropian një muaj më parë u bënë gati të përfshihen në procesin e vaksinimit, një cep i kontinentit u la mënjanë, duke u ndier i izoluar dhe i braktisur. Bëhet fjalë për Ballkanin.
Shumë prej shteteve periferike të Evropës Juglindore janë ende duke pritur për dozat e para të vaksinës, ende pa një afat për nisjen e procesit kombëtar të vaksinimit.
Është e qartë se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, shtëpia e rreth 20 milionë njerëzve, do të mbetet shumë prapa 27 kombeve të BE dhe Britanisë në përpjekjet për të arritur imunitetin e tufës.
“Ajo që është thellësisht zhgënjyese për mua është se ne në Bosnjë-Hercegovinë po presim të fillojmë vaksinimet vetëm në pranverë. Unë mendoj se kjo është e turpshme, ne duhet ta korrigjojmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe unë dua t’i ftoj të gjithë autoritetet në këtë vend për të ndryshuar dhe korrigjuar këtë turp historik”, u shpreh Ismet Gavrankapetanovic, drejtor i spitalit Abdulah Nakas në Bosnjë-Hercegovinë.
Qeveria shqiptare arriti një marrëveshje me Pfizer për të siguruar 500 mijë doza të vaksinës. Kryeministri Rama u shpreh se procesi nis së shpejti duke përcaktuar si afat javën e tretë të janarit. Edhe Kosova të martën siguroi 500 mijë doza të Pfizer që do t’u shpërndahen falas qytetarëve.
Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin perëndimor që ka marrë doza të vaksinës Pfizer dhe Sputnik V por nuk ka doza të mjaftueshme për një vaksinimi të gjerë.
Shumë kombe të Ballkanit po shpresojnë tek skema COVAX, dhe grupet globale të bamirësisë për të adresuar pabarazitë në rritje të shpërndarjes së vaksinave.
COVAX ka siguruar marrëveshje për disa vaksina, por do të mbulojë vetëm doza për të injektuar 20% të popullsisë së një vendi.
Komisioni Evropian së fundmi ra dakord për një paketë 70 milionë euro për të ndihmuar kombet e Ballkanit. Siç tha për Euronews Albania zëdhënësja e Komisionit të BE, Ana Pisonero, fondet do të shkojnë drejt vaksinimit të grupeve prioritare, siç janë punëtorët e vijës së frontit, të moshuarit dhe grupet e tjera të prekshme.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk