“S’na lanë të votojmë, kemi 23 vite në Gosë”, qytetarët flasin për Euronews Albania

23 Korrik 2023 | 16:52

Këtë të diel janë përsëritur zgjedhjet vendore në Rrogozhinë, ku për të dytën herë brenda vitit qytetarët i janë drejtuar kutive të fundit, mirëpo jo të gjithë arritën të votonin.

Disa qytetarë kanë thënë për kamerat e Euronews Albania se pavarësisht se kanë 23 vite që jetojnë në Rrogozhinë nuk i kanë lejuar të votojnë.

“Na kanë hequr, kemi 23 vite që jetojmë këtu, na kanë hequr nuk na lejojnë të votojmë këtu. Na thonë votoni në Librazhd. Ne kemi 23 vite që jetojmë këtu në Gosë.

Nuk na lanë të votojmë as në 14 maj, na thonë duhet të merrni një vendim gjykate. Ne certifikatat këtu i marrim. Emri ka ardhur për të votuar, por duhet vendim gjykate”, -tha qytetarja që së bashku me bashkëshortin e  saj nuk u lejuan të votonin këtë të diel.

Ajo shtoi se më herët ka votuar, por që nga viti 2017 nuk i kanë lejuar më.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026