Spahiu: Nëse PS fiton në Rogozhinë e Kukës, mund të shpallë zgjedhjet e parakohshme

23 Korrik 2023 | 17:32

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë të zhvilluar këtë të diel për Euronews Albania se Rrogozhina, në të cilën po përsëriten zgjedhjet, ka marrë një peshë politike të jashtëzakonshme.

Ai tha se në rast se Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Rrogozhinë e në Kukës, atëherë ajo do të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi do jetë mundësia e saj më e mirë për të fituar një madnat të katërt.

“Partia socialiste, Rrogozhinën dhe Kukësin, i ka një lloj testi. Nëse i fitojnë socialistët do të shikojnë mundësinë për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi nëse fitojnë në dy bastione të demokratëve siç është Rrogozhina dhe Kukësi, pas dy “megaskandaleve” siç është arrestimi i kryetarit të bashkisë dhe fletë-arresti për ish-zëvendës kryeministrin, atëherë socialistët nuk do kenë hezitim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme se do e shikojnë si mundësinë më të mirë për t’u rimandatuar për një mandat të katërt.

Nëse ata do të humbasin do kuptojnë se kanë ndikuar shumë këto skandale në popull dhe çështja ka apo jo zgjedhje të parakohshme nuk do vihet në diskutim. Numri që socialistët kanë socialistët në parlament, bënë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje vetëm nëse duan socialistët. kështu Rrogozhina merr një rëndësi të jashtëzakonshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024