Numërimi në Rrogozhinë drejt fundit, rezultatit teksa numërohen dy kutitë e fundit

24 Korrik 2023 | 09:33

Procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë po shkon drejt fundit, ku tashmë duket qartazi se do të kemi një fitore të kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Teksa kanë mbetur pa u numëruar dhe 2 kutitë e fundit, diferenca mes kandidatit socialist, dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, është 1324 vota.

Numri i lartë i votuesve në zgjedhjet e së dielës duket se ka favorizuar kandidatin socialist, i cili ka thelluar ndjeshëm diferencën në raport me 14 majit, ku fitoi vetëm me 23 vota diferencë.

“Rezultati i deritanishëm flet për një fitore të qartë dhe të thellë të kandidatit të Partisë Socialiste Edison Memolla, për ndallim nga gara e 14 majit, e cila u mbyll me një rezultat shumë të ngushtë, me 23 vota diferencë në favor të kanditatit socialist. Ende pa u llogaritur dy kutitë e fundit, Memolla kryeson me 1324 vota më tepër se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha”, bëri me dije gazetari i Euronews Albania nga Rrogozhina, Ardit Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026