Përfundon procesi i numërimit në Rrogozhinë, fiton kandidatit i Partisë Socialiste
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në bashkinë e Rrogozhinës, ku fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla.
Memolla arriti të thellonte ndjeshëm diferencën prej 23 votash që kishte në zgjedhjet e 14 majit, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.
Në zgjedhjet e të dielës kandidati i socialistëve fitoi me 1752 vota diferencë me kandidatin e opozitës.
Në fjalën e parë pas përfundimit të procesit të numërimit, Memolla falenderoi qytetarët e Rrogozhinës për mbështetjen dhe tha se fitoi programi më i mirë.
“Ndihem i lumtur dhe i jam mirënjohës popullit të Rrogozhinës që më mbështeti masivisht. Gjatë këtyre dy muajve kemi pasur një mbështetje masive, që në 14 maj nuk e kishim. Rikuperuam dhe kërkuam ndjesë për gabimet që kishim. Rezultati tregoi që ia dolëm dhe gjetëm pikat tona të dobëta. Kjo tregon që programi jonë ka qenë më i mirë se i kandidatit tjetër. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi dhe gjithë njerëzit në terren. Ka qenë kjo gjë që na ka ndihmuar dhe na ka mbështetur. Ka qenë një punë intensive, jo vetëm në qytetin e Rrogozhinës, por në të gjitha njësitë administrative, duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit. Zotimi më i madh është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar në turizëm dhe të ngremë lart bujqësinë. Këto janë dy sfidat më kryesore”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve