Guxholli për rënien e euros: Është për të qeshur të thuash se u forcua leku

25 Korrik 2023 | 09:33

Një një kohë kur monedha europiane është shumë pranë rënies poshtë nivelit të 100 lekëve, po flitet dhe për një forcim të monedhës lek. Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se leku nuk është forcuar, madje një konstatim i tillë është qesharak.

“Nuk është forcuar leku, është për të qeshur të thuash u forcua leku. Çfarë i ka ndodhur ekonomisë tonë? Është rritur produktiviteti? Janë rritur investimet shqiptare dhe të huaja? Është rritur punësimi? Janë rritur të ardhurat? Pra duhet një ekonomi e shëndetshme, vitale, me produktivitet, me gjithë këta tregues që ta shoqërojnë dhe ta besosh dhe atëherë është një rritje e shëndetshme e lekut,” – u shpreh Guxholli.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet me 100.93 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valutor blihet me 100.6 lekë.

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë se në gusht, euro mund të kapë edhe nivelin e 90 lekëve. Ky do të ishte një rekord historik për t’u mbajtur mend dhe me siguri do të kishte akoma më shumë ndikime sesa kaq.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024