Pamjet e aksidentit të frikshëm në Korçë, mjeti “copëtohet” pas përplasjes

25 Korrik 2023 | 10:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Devoll –Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig te kryqëzimi i impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura.

Bëhet me dije se një 21 vjeçar nga fshati Biranj ka qënë duke udhëtuar i vetëm me një mjet tip “Ford” nga Devolli në drejtim të Korçës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Përplasja ka qënë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme.

Pjesët motorike të mjetit kanë përfunduar në anën tjetër të rrugës.

21 vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit sipas ekspetëve të qarkullimit rrugor mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lëjuara.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026