Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon për pagën minimale dhe mesatare

25 Korrik 2023 | 16:21

Të dhënat e fundit të EUROSTAT e rendisin Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët në Europë.

Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë. Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT edhe pse paga minimale ka shkuar ne 40 mijë lekë në muaj, përsëri nuk është mjaftueshëm.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri paga minimale është 375 euro në korrik 2023. Mali i ZI është vendi me pagën më të lartë në rajon, me 532 euro.

Në Serbi paga minimale është 460 euro. Maqedonia e Veriut përditësimin e fundit e ka për 6 mujorin e dytë 2021, kur niveli ishte rreth 360 euro. Bosnjë Hercegovina nuk raporton pagë minimale, ndërsa nuk ka të dhëna për Kosovën.

Paga minimale në Shqipëri, është akoma dhe më e pavlerë, kjo nëse e matim sipas fuqisë blerëse, që nënkupton të ardhurat të përshtatura me nivelin e çmimeve.

Më pagën minimale në Shqipëri mund të blesh shumë më pak sesa në rajon. Edhe pse paga minimale është rritur disa herë në muajt e fundit, përsëri nuk jemi në shifrat e vendeve fqinje.

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto).

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare 832 euro në fund të 2022, Mali i Zi 930 euro, Bosnjë Hercegovina 934 euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026