“Vulës t’i pinë lëngun, ta vënë në ballë”, Saimir Korreshi: Me statut e ka Bardhi
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshin ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike si dhe për zhvillimet e fundit, ku kryesia e PD nuk e njeh më Gazment Bardhin si sekretar organizativ.
Ai tha se sipas statutit të Partisë Demokratike vulën e kishte dhe e ka Gazment Bardhi, ndërsa kryesia e partisë demokratike, vulën që ka tha ai “ t’i pijë lëngun, ose ta vërë në ballë”
“Pse kështu kanë thënë ata që kemi hequr dhe Gazin? Paskan qenë përpara ata, si paskam marrë vesh. Vulën kanë marrë, por nuk e shkarkojnë sot zotin Bardhi, sipas statutit vulën, sipas statutit e kishte dhe e ka zoti Bardhi.
Atë vulë që kanë ata të marrin e t’i pijnë lëngun, në sensin ta marrin ta administrojnë, nuk e di do e lënë ndonjëherë, se ata e bëjnë kështu shkojnë te gjykata kërkojnë vulën, ndiq nga mbrapa “Ku e do vulën, në ballë? Ja!””,-kështu tha Saimir Korreshi ndërkohë që shtoi se pas garës së kreut të Partisë Demokratike, do fillojë riorganizimi i Partisë Demokratike, pasi bashkimi i demokratëve e sipas tij është më i rëndësishëm se bashkimi i Berishës me Bashën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)