Biznesmeni: Nuk do na vijnë më investitorë të huaj, në panik nga rënia e Euros
Përfaqësuesi i biznesit fason, Edvin Prençe ka folur për rënien e euros dhe ndikimin që ka pasur kjo e fundit tek sektori i tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sektori i tyre ka pasur një rënie prej 9 milionë eurosh ndërsa shtoi se do të jetë e vështirë që të ju vijnë investitorë të huaj.
Mes të tjerash ai nënvizoi se në fillim të shtatorit shumë biznese do e kenë të vështirë që të rindezin makineritë e tyre.
“Sektori ynë ka një rënie prej rreth 9 milion euro ose 900 mln lekë të reja. Situata është e frikshme. Po ta marrim në nivel të të gjithë eksportuesve që nga fillimi i vitit është një humbje në rreth 100 milion euro. Situata është shumë e disfavorshme ose mund të themi e frikshme pasi shumë biznese tani kanë mungesë të theksuar likuiditeti. Ka biznese që tani po fillojnë të reduktojnë linjat e tyre prodhuese duke pasur një mungesë të theksuar dhe pse jo dhe të porosive që vijnë nga jashtë. Shumë biznese në fillim të shtatorit do e kenë të vështirë të rindezin makineritë e tyre. Mos-rindezja e këtyre makinerive do të ketë dhe një impakt social’- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera