80 vitet e Mick Jagger, ylli i Rolling Stones që ka fituar sfidën me kohën

26 Korrik 2023 | 16:53

Ai është një nga vokalistët më të mëdhenj në historinë e rokut dhe muzikës dhe të mërkurën ka mbushur plot 80 vjeç.

Por mosha e thyer nuk e ka penguar aspak Mick Jagger të performojë. Në prill të 2019-s, ai iu nënshtrua një operacioni në zemër, gjë që e detyroi të shtynte një nga koncertet e tij.

Por një muaj më vonë, Mick ishte në palestër duke u stërvitur, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Dhe kur turi rifilloi, ai dha në çdo etapë një performancë atletike që do ta kishin zili edhe të rinjtë.

Tashmë, veset e rrezikshme apo të mallkuara të tij janë vetëm një kujtim i largët. Nga treshja seks, drogë dhe Rock n Roll, Jagger ka ruajtur konfidencat vetëm me seksin dhe muzikën, pasionet e tij.

Mick Jagger gjatë një koncerti

Gjithashtu, ai ushqehet si të ishte një atlet, stërvitet çdo ditë dhe shijon jetën, nisur edhe nga fakti se në bankë ka një llogari me vlerë 500 milionë dollarë dhe një pasuri të paluajtshme që ka pak a shumë të njëjtën vlerë, me apartamente dhe vila të shpërndara në të gjithë botën.

Krahas muzikës, Jagger është një tifoz i Arsenalit dhe është shumë aktiv në fushën e bamirësisë. Në 60 vjet karrierë me Rolling Stones ai ka ndërtuar një legjendë që e ka fituar sfidën me kohën.

Sot ai mban titullin baron, ka 8 fëmijë, të fundit prej të cilëve e pati në moshën 73-vjeçare, dhe është bërë stërgjysh. Megjithatë, ai është përballur edhe me humbjen e disa prej miqve më të ngushtë në botën e muzikës.

Mick Jagger dhe David Bowie

I pari ka qenë David Bowie; dueti i tyre në këngën “Dancin’ in the Street” është i paharrueshëm. I dyti ishte Charlie Watts dhe e treta Tina Turner, të cilën e konsideronte një motër dhe një shoqe të mirë. Ka qenë kjo e fundit që i mësoi atij hapat e vallëzimit, që më vonë u bënë firma e tij në skenë.

Edhe kontributi i Rolling Stones në fushën e Rock n Roll-it është i pallogaritshëm. Nga këndvështrimi historik, grupi ka qenë vendimtar në përhapjen e muzikës së re që lindi në vitet ’60, atë të Blues-it dhe të Blues-it ritmik, si dhe duke mishëruar më së miri rebelimin rinor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026