Kimmich refuzon Barcelonën, Dybala premton besnikëri ndaj Romës

26 Korrik 2023 | 16:05

Këmbëngulja e Barcelonës për të transferuar mesfushorin gjerman Kimmich në Camp Nou duket se ka marrë fund, me 28-vjecarin i cili ka refuzuar sërish të largohet nga Bayern.

Kapiteni i bavarezëve, i cili aktualisht ka një vlerë rreth 75 mln euro është kërkuar me ngulm nga Xavi si përforcim këtë verë, por në një reagim të bërë pak orë më parë, Kimmich ka pohuar se sezonin e ri do të jetë pjesë e rekordmenëve të Gjermanisë.

Krahas Kimmich, edhe mesfushori Musah ka refuzuar kalimin në kampion blaugran, ndërsa ka pohuar se dëshira e tij është vetëm Milani. Në Itali lëvizjet e kësaj merkatoje verore janë me pikatore, me një numër të madh futbollistësh të cilët nuk dëshirojnë të largohen. Paulo Dybala ka hedhur poshtë çdo thashethem për ikjen nga Roma.

Argjentinasi ka shprehur kënaqësinë duke veshur fanellën e kryeqytetasve, ndërsa ka pohuar se do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinhos edhe vitin e ardhshëm.

Ofertat nga klubet e Evropës apo Arabia Saudite ishin të shumë për mëngjarashin, ndërsa duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Edhe pse veteran, Pedro ka ende shumë për të dhënë në Serinë A e skuadrën laciale. Spanjolli ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024, pavarësisht moshës së tij 35-vjecare.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026